Ftesë për Ofertë, Rikonstruksion i Ambientit të Shërbimit – Kati Përdhes
FTESË PËR OFERTË
Tiranë, 11.07.2025
Emri dhe adresa e Autoritetit kontraktor
Emri: Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, ent publik i pavarur
Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tiranë
Tel/Fax: 042435063
E-mail: info@ufsh.org.al
Faqja e Internetit: www.ufsh.org.al
Lloji i procedurës së prokurimit: Procedurë e hapur
Fondi limit: 13 999 585 lekë pa TVSH.
Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: 31.07.2025 , Ora:10:00
Kohëzgjatja e kontratës ose afati i zbatimit të kontratës: 90 ditë
Autoriteti kontraktor do të zhvillojë procedurën e prokurimit me procedurë të hapur, me vlerë ndërmjet kufirit të ulët dhe të lartë monetar, me objekt: “Rikonstruksion ambienti shërbimi - kati përdhe”. Data e zhvillimit do të jetë 31.07.2025, ora 10:00, në adresën www.ufsh.org.al
Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj për këtë objekt prokurimi me këto të dhëna:
Ambjentin me sipërfaqe neto prej 167.1 m2 dhe lartësi 4.82 m, do të përshtatet për zyra për Urdhrin e Farmacistëve. Ambjenti do të ndahet në dy kate, me konstruksion metalik. Ndarja e brendshme e zyrave do të bëhet me konstruksion dhe xham sipas projektit të hartuar nga arkitetkti, të cilin subjektet e interesuara mund të paraqiten për ta tërhequr pranë zyrave të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.
Përshkrimin e punimeve me specifikimet teknike të mallit/shërbimeve/punës, mund ta shkarkoni këtu.
Ofertat duhet të paraqiten në:
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tiranë. Operatorët Ekonomikë duhet të paraqesin ofertën origjinale të mbyllur në një zarf jotransparent, të vulosur dhe të firmosur me emrin dhe adresën e Ofertuesit dhe të shënuar: "Ofertë për kryerjen Rikonstruksion ambienti shërbimi - kati përdhe”.
“MOS E HAPNI, ME PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR ËSHTË I PRANISHËM KOMISIONI I VLERËSIMIT TË OFERTAVE, JO PËRPARA 31.07.2025, në orën 10:00”.
Afati i fundit për pranimin e ofertave:
31 korrik 2025, ora 10:00
Kriteret për përcaktimin e ofertës fituese: 1. Cmimi më i ulët; 3. Eksperienca të ngjashme të mëparshme 2. Afati i përfundimit të punimeve.
Periudha e vlefshmërisë së ofertës: 60 ditë
Forma e komunikimit:
Forma shkresore
Ofertuesi deklaron se:
a) është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin, ose sipas legjislacionit tё posaçёm nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv;
b) nuk është në proces falimentimi (status aktiv);
c) nuk është dënuar për ndonjë vepër penale, në përputhje me nenin 76/1 të LPP-së;
ç) personi (personat) që veprojnë si anëtar i organit administrativ, drejtori ose mbikëqyrësi, aksioneri ose ortaku, oseqë ka fuqi përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda Operatorit Ekonomik, nuk është i dënuar ose nuk ka qenë i dënuar nga një vendimi i gjykatës i formës së prerë për çdo vepër penale, të përcaktuar në nenin 76/1 të LPP-së;
d) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në lidhje me veprimtarinë profesionale;
dh) nuk ka pagesa pashlyera të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, ose ndodhet në një prej kushteve të parashikuara në nenin 76/2 të LPP-së;
e) ka paguar energjinë elektrike dhe plotëson kërkesat që burojnë nga legjislacioni në fuqi. Ky informacion kërkohet për Operatorët Ekonomikë, të cilët operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
f) nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas legjislacionit në fuqi;
g) ushtron veprimtarinë në përputhje me legjislacionin përkatës mjedisor, social dhe të punës;
gj) ka paraqitur një Ofertë të pavarur, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;
h) kryen aktivitetin në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
Këto kritere duhet të përmbushen me paraqitjen e Formularit Përmbledhës të Vetëdeklarimit të operatorit ekonomik në ditën e hapjes së Ofertës, sipas Shtojces 4.
Në rast të bashkimit të operatorëve ekonomikë, secili anëtar i grupit duhet të paraqesë Vetëdeklarimin e lartpërmendur.
Në rast se, operatori ekonomik ofertues do të mbështetet në kapacitetet e subjekteve të tjera, Vetdeklarimi i lartpërmendur duhet të paraqitet edhe nga subjekti mbështetës.
Kriteret e Përgjithshme të Pranimit nuk duhet të ndryshohen nga Autoritetet/Entet Kontraktore.
Në çdo rast, Autoriteti/Enti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme për vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga Operatori Ekonomik, për sa më sipër.
Nëse oferta paraqitet nga një Bashkim Operatorësh Ekonomikë, do të paraqitet:
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Operatorëve Ekonomikë, ku caktohet përfaqësuesi, përqindja e pjesëmarrjes në bashkim, dhe elementët që merr përsipër të realizojë secili prej anëtarëve të bashkimit.
Nëse, një operator ekonomik dëshiron të mbështetet në kapacitetet e subjekteve të tjera, ai i vërteton autoritetit/entit kontraktor se do të ketë në dispozicion burimet e nevojshme, duke dorëzuar një angazhim me shkrim të këtyre subjekteve për këtë qëllim
Kapaciteti ekonomik dhe financiar:
Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për vitet financiare 2023 dhe 2024 lëshuar nga administrata tatimore, me vulë dixhitale, ku vlera e xhiros në të paktën 1 (një) nga vitet e periudhës së kërkuar, duhet të jetë jo më e vogël se 100 % e fondit limit të kontratës që prokurohet.
Kur oferta paraqitet nga një bashkim operatorësh, ky kusht, plotësohet nga të gjithë anëtarët e bashkimit, në raport me përqindjen (elementët konkretë) e pjesëmarrjes së tyre në bashkim.
Kapaciteti teknik:
Për të provuar përvojën e mëparshme, autoriteti kontraktor kërkon:
Punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të vogël se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe që është realizuar gjatë pesë viteve të fundit, nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës;
ose
punë të ngjashme deri në një kufi, ku vlera monetare totale e punëve të kryera, e marrë së bashku gjatë pesë viteve të fundit, është jo më e vogël se 200% e fondit limit të kontratës që prokurohet.
Plotësimi i njërit prej dy kushteve të sipërpërmendura e bën ofertën të kualifikueshme.
Për plotësimin e këtyre kritereve Operatori Ekonomik duhet të paraqesë:
Në rast se punimet jane kryer me ente publike: Autoritetiti Kontraktor, si dëshmi për përvojën e mëparshme kërkon:
Kontratën e Sipërmarrjes,
Situacionin përfundimtar të objektit dhe situacionet progresive/pjesore
Faturat Tatimore sipas legjislacionit tatimor
Aktin e Kolaudimit të objektit
Pika 1/a plotësohet nga anëtari i cili ka përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes në bashkim. Anëtarët e tjerë të bashkimit do të paraqesin kontratat e ngjashme në raport me përqindjen e pjesëmarrjes së tyre në bashkim. Kurse pika 1/b duhet të plotësohet nga të gjithë anëtarët e bashkimit në raport me përqindjen e pjesëmarrjes së tyre në bashkim.
Liçenca e shoqërisë e vlefshme për kategoritë e mëposhtme:
Për punimet speciale të ndërtimit, operatori ekonomik disponon kategoritë e mëposhtme të liçensimit:
N.S – 1 - B
N.S – 2 - C
N.S – 4 - D
N.S – 8 - B
N.S – 9 - B
N.S – 14 - B
Për Operatorët e huaj të bëhet njehsimi i liçencës profesionale që disponojnë nga vendi i origjinës pranë Institucionit përkatës, në plotësim të licencave profesionale të kërkuara për ekzekutimin e kontratës.
Kandidati ofertues duhet të përcaktojë me anë të një deklaratë (nga Administratori i shoqërisë) Drejtuesin Teknik të punimeve në objekt i cili duhet të jetë i përfshirë në liçencën e shoqërisë dhe të deklaroje se ai nuk është i angazhuar në kontratat të tjera dhe do të jetë i pranishëm gjatë gjithë kohës që do të kryhen punimet në objekt, shoqeruar me dokumentacionin e mëposhtme:
CV përkatëse
Kontratë pune e vlefshme (përkatëse)
Diplomë
Operatorët ekonomik pjesëmarrës duhet te kenë të punësuar staf teknik për kryerjen e të gjitha punimeve në këtë objekt, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, diplomë, CV, librezat e punës, si dhe të figurojnë detyrimisht në listpagesat e shoqërisë stafi inxhinierik si më poshtë:
1(nje) inxhinier Ndërtimi
1(nje) inxhinier Hidroteknik
1(një) inxhinier Elektrik
Operatori ekonomik duhet te paraqesë çertifikatat ISO si me poshte:
Çertifikimi i sistemit per menaxhimin e cilesise ISO 9001 - 2008
Çertifikimi i sistemit per menaxhimin mjedisor ISO 14001 - 2004
Çertifikimi i sistemit per menaxhimin e sigurise dhe shendetit ne pune OHSAS - 45001 - 2018
Afati i kryerjes së punimeve:
Operatori ekonomik duhet të paraqesi grafikun e punimeve në përputhje me afatin kohor që është lënë në dispozicion për realizimin e kontratës.
Ofertuesi duhet të paraqesë:
a. Formularin e Ofertës, sipas Shtojcës 1;
b. Listën e Çmimeve (sipas zërave të preventivit) sipas Shtojcës 2;
c. Sigurimin e Ofertës, sipas Shtojcës 3
d. Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit, sipas Shtojcës 4;
e. Grafikun e punimeve;
f. Kopjen e certifiaktës së regjistrimit (QKB);
g. Licencat përkatëse të kompanisë;
h. Vërtetim për xhiron vjetore për vitet financiare 2023 dhe 2024 lëshuar nga administrata tatimore (me vulë dixhitale);
i. CV-në e kompanisë (me dëshmi të përvojës së kompanisë në kryerjen e punimeve të ngjashme);
j. CV-në e Inxhinierit/ Menaxherit/drejtuesit teknik;
k. CV-të e ekipit teknik që do të jenë drejtpërdrejtë përgjegjës për koordinimin e punimeve dhe që do të pozicionohen në vendet e punëve përkatëse.
Shënim:
Mosdorëzimi i informacionit të saktë apo dorëzimi me të dhëna të rreme, do të konsiderohet kusht për s‘kualifikim dhe/ose fillim të hetimit administrativ për përjashtimin e Operatorit Ekonomik nga proçedurat e prokurimit.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara. Në rast se Operatorët Ekonomikë do të paraqesin dokumentacion në gjuhë të huaj, dokumentat duhet të përkthehen në shqip dhe të noterizohen., i cili mund të jetë dhe në gjuhën Angleze.
Rastet e mosparaqitjes së një dokumenti, ose dokumente false dhe të pasakta, konsiderohen kushte për skualifikim.
TITULLARI I AUTORITETIT KONTRAKTOR
DEFRIM GOMA
PRESIDENT