Anëtarësimi
Anëtarë të Urdhrit të Farmacistëve bëhen individët, shtetas shqiptarë, të diplomuar farmacistë në Republikën e Shqipërisë ose jashtë saj, që pranojnë Kodin Deontologjik Farmaceutik Shqiptar dhe që e ushtrojnë këtë profesion në sektorin e prodhimit farmaceutik, të shërbimit dhe të shpërndarjes farmaceutike, ambulator e spitalor, publik dhe privat, ose ne sektorë të tjerë të shëndetësisë.
Përjashtohen nga ky detyrim, por jo nga e drejta e anëtarësimit në Urdhrin e Farmacisteve, farmacistët funksionarë të administratës publike, për sa kohë që ata nuk ushtrojnë veprimtari të mirëfilltë profesionale farmaceutike.
Shtetasit e huaj, për ushtrimin e profesionit të farmacistit në sektorin farmaceutik të Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të anëtarësohen në Urdhrin e Farmacistëve, të njohin dhe të zbatojnë Kodin e Deontologjisë Farmaceutike Shqiptare, si dhe të gjitha aktet ligjore e nënligjorë qe rregullojnë shërbimin farmaceutik dhe atë shëndetësor në Republikën e Shqipërisë.
Asnjë individ nuk mund ta ushtroje profesionin e farmacistit në Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Farmacistëve.
Punëdhënësit në institucionet a ndërmarrjet shtetërore ose publike dhe në subjektet private ndalohen t'i punësojnë ata në kundërshtim me këtë dispozitë.
Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Farmacistëve përcakton kriteret për pranimin e farmacistëve në këtë urdhër.