Ndihmes Farmacist
Ndihmës Farmacistët e diplomuar në shkollat e mesme profesionale, të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe nga Ministria e Shëndetësisë, që në momentin e funksionimit të Urdhrit ishin pajisur me leje nga Ministria e Shëndetësisë për të punuar në Agjenci Farmaceutike apo ishin regjistruar pranë QKKB-së dhe punonin në farmaci në prani të farmacistit, nuk mund të jenë anëtarë të këtij Urdhri. Ata regjistrohen në një regjistër të veçantë dhe gjatë ushtrimit të profesionit janë të detyruar t’i nënshtrohen detyrimeve ligjore, Statutit, Kodit Deontologjik Farmaceutik dhe akteve të tjera të cilave u nënshtrohen farmacistët.
Shikoje