Praktika Profesionale
Praktike profesionale, është ushtrimi i profesionit nga ana e praktikantit për një periudhë të caktuar kohe nën udhëheqjen dhe pergjegjësinë e një profesionisti të kualifikuar dhe me përvoje, me qellim per të fituar titullin profesional dhe për t'u aftësuar që ta ushtrojë atë si i pavarur.
Praktikant/Kandidat - individi i cili gëzon një dokument zyrtar të formimit universitar që kandidon për të ushtruar praktikën profesionale dhe fituar titullin e një profesioni të rregulluar.
Profesionist i kualifikuar me përvojë - është profesionisti i cili disponon një dokument zyrtar kualifikimi profesional dhe ka ushtruar profesionin në mënyrë të ligjshme dhe të pavarur për një periudhe mbi 3 (tre) vjet.
Praktika profesionale synon përvetësimin efektiv të njohurive praktike - teknike dhe etike të profesionistit, i garanton atij aftesitë e domosdoshme dhe pergjegjesine publike për ushtrimin e pavarur të profesionit.
Periudha kohore e praktikës profesionale për praktikantin farmacist është jo më pak se 6 (giashte) muaj (përfshi dhe praktiken e programit të formimit, të kryer në përfundim të studimeve të vitit të fundit).