Njoftime

NJOFTIM PËR REGJISTRIM PËR KRYERJEN E PRAKTIKËS PROFESIONALE PËR SEZONI: JANAR – MARS 2022

Rregjistrimet për kryerjen e praktikës profesionale per sezonin janar – mars 2022  do kryhen në datat 28-29 dhjetor 2021. 

 

Praktika profesionale kryhet në farmacitë e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune.

Praktikantër  për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin personalisht, në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë (SHKARKO)
  2. Vetëdeklarim (SHKARKO)
  3. Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale (SHKARKO)
  4. Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës;
  5. Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  6. Raport mjeko-ligjor;
  7. Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
  8. Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.
  9. Fotokopje e kartes së identitetit;


Dokumentacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare

http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale


Praktikanti duhet të paraqitet personalisht për tu regjistruar.


Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.

Kontakt: praktika@ufsh.org.al

9

DHjetor 2021