Njoftime

NJOFTIM PËR REGJISTRIMET PËR KONFERENCËN MBARËKOMBËTARE FARMACEUTIKE VII “SË BASHKU PËR FARMACEUTIKËN”

Të nderuar kolegë,

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës organizon në datat 12 dhe 13 prill 2024, në ambientet e Hotel Tirana International Konferencën Mbarëkombëtare Farmaceutike VII “Së Bashku për Farmaceutikën”.

Njoftohen kolegët farmacistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, si dhe ndihmës farmacistët që dëshirojnë të marrin pjesë në konferencë, se regjistrimet do të kryhen VETEM nëpërmjet link-eve të mëposhtëm:

Për farmacistët anëtarë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë

Për farmacistët anëtarë të Odave të Farmacistëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Në traditë të organizimit të Konferencës më datë 12 prill do organizohet Darka Gala, pjesëmarrja në të cilën duhet konfirmuar.

Konferenca është në proces akreditimi për 12 kredite.

 

Tarifat e regjistrimit janë si më poshtë:

Për kolegët që do të regjistrohen deri në datë 10 Mars 2024:

Pjesëmarrja vetëm në Konferencë – 5000 Lekë (50 Euro)

Pjesëmarrja në Konferencë dhe në Darkën Gala – 8000 Lekë (80 Euro)

 

Për kolegët që do të regjistrohen pas datës 10 Mars 2024:

Pjesëmarrja vetëm në Konferencë – 6000 Lekë (60 Euro)

Pjesëmarrja në Konferencë dhe në Darkën Gala – 9000 Lekë (90 Euro)

 

Pagesa në LEKË do të kryhet në një nga numrat e llogarive si mëposhtë:

BKT: Nr. llog. 4010 69623 - IBAN: AL6820511014069623CLTJCLALLA

Credins: Nr. llog. 00000338610

Raiffeisen: Nr. Llog. 0100805804 - IBAN: AL93202110130000000100805804

 

Pagesa në EURO, do të kryhet në numrin e llogarisë në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT)

ACCNO: 401069623CLTJCFEURAS

IBAN: AL 3520511014069623CLTJCFEURA 

KODI SWIFT: NCBAALTX

 

SHËNIM: Në lidhje me programin si dhe detaje të tjera rreth Konferencës, do ju informojmë në vijimësi nëpërmjet faqes zyrtare www.ufsh.org.al, si dhe nga rrjeti social facebook.

13

Shkurt 2024