Edukimi ne Vazhdim

Edukimi ne vazhdim

Sistemi farmaceutik është hallkë përbërëse e binomit pacient-kujdes shëndetësor dhe është pikërisht ajo pjesë që i jep zgjidhje problemit të pacientit, pasi ky i fundit ka mbaruar komunikimet me kolegët tanë mjekë. Si e tillë, farmaceutika është fushë e prekshme për të tërë. Ajo karakterizohet nga ritme galopante në zhvillimin e saj e për këtë arsye, ne farmacistët e kemi të nevojshme që në mënyre individuale ose të organizuar të bëjmë përditësim të dijeve tona. Rëndësia, prioriteti dhe angazhimi që kërkon ky proçes solli si rrjedhojë ngritjen e strukturave të posaçme për akreditim, vlerësim, ricertifikim por nxorri në pah dhe domosdoshmërinë e ofruesve të këtyre aktiviteteve. Në këtë situatë kush më mirë se UFSH do të mund të marrë përsipër ofrimin e këtyre shërbimeve, e në mënyrë që UFSH të vazhdonte të ishte mbështetja kryesore për farmacistët, në vitin 2010 pranë saj u ngrit një strukture e re, ajo e Edukimit në Vazhdim. Qëllimi i këtij sektori është dhe të synuarit e një shpërndarjeje në mënyrë sa më proporcionale të aktiviteteve duke patur parasysh raportin Kredite/Nr. Farmacistësh në të gjitha rajonet e Shqipërisë

Objektivi yne në kuadër të përmbushjes së misionit të këtij sektori është kurdoherë i mbarsur me kërkesën që në materialet e ofruara të keni prezent cilesinë dhe aktualitetin e domosdoshëm si dhe të gjejmë së bashku menyra sa më të favorshme për të mundësuar një ndjekje sa me serioze e korrekte të veprimtarive të organizuara.