Njoftime

NJOFTIM

Të nderuar kolegë, 

kohët e fundit jemi bërë me dije, se në emër të drejtuesve të Urdhrit janë hapur disa profile fallco në Instagram. Sipas raportimeve që na janë bërë, nga këto profile bëhen njoftime të pavërteta, kryesisht në lidhje me provimin e VAP dhe provimin e Shtetit. 

Në lidhje me këto profile fallco, dhe dizinformimet që po publikohet nga to, është bërë edhe denoncim në Policinë e Shtetit. 

Lutemi ti raportoni dhe mos të merrni për bazë asnjë njoftim, të bërë nga këto profile, pas të cilëve qëndrojnë persona mashtrues dhe dashakeqës.

U bëjmë me dije të gjithë të interesuarve, se sezonet e provimeve zhvillohen dy herë në vit, dhe se nuk ka limit mbi numrin e herëve, për t’u futur në këto provime.

Njoftimet zyrtare që kanë të bëjnë me aktivitetin e Urdhrit, publikohen vetëm në faqen zyrtare www.ufsh.org.al si dhe në faqen e facebook https://www.facebook.com/profile.php?id=100006700185930

21

Korrik 2021