Njoftimet

KËRKESË PËR OFERTË PËR ZBATIM PROJEKTI ARKITEKTUROR

Tiranë, 14.05.2025

 

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka blerë një ambjent ku do ushtrojë veprimtarinë e vet. Ambjenti ndodhet në katin 0 të një pallati të ri në Rrugën Marije Kraja, njësia administrative nr. 3, Tiranë. Ambjentin me sipërfaqe neto prej 167.1 m2 dhe lartësi 4.82 m, do të përshtatet për zyra për Urdhrin e Farmacistëve. Ambjenti do të ndahet në dy kate, me konstruksion metalik. Ndarja e brendshme e zyrave do të bëhet me konstruksion dhe xham sipas projektit të hartuar nga arkitetkti, të cilin subjektet e interesuara mund të paraqiten për ta tërhequr pranë zyrave të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë. Në mbështetje të nenit 42 të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, për shkak të vlerës ndërmjet kufirit të ulët dhe të lartë monetar, shpall kërkesën për ofertë me procedurë të hapur për cdo subjekt të interesuar për të paraqitur ofertën e tij.

Fondi limit është në vlerën e 13 999 585 lekë pa TVSH.

Ofertuesi duhet të jetë i licencuar në kategorinë NP-3. Niveli i klasifikimit të ofertuesit referuar fondit limit duhet të jetë A.

Oferta financiare duhet të jetë e specifikuar në lekë.

Ofertuesi preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme në shërbim arkitekturor dhe rikonstruksion për zyra.

Subjektet e interesuar janë të lutur të paraqesin ofertën financiare dhe dokumentacionin përkatës me postë elektronike në adresën info@ufsh.org.al ose dorazi në adresën Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tiranë me emërtimin “Ofertë për zbatim projekti arkitekturor”, brenda datës 03.06.2025, ora 16:00.


Oferta duhet të përfshijë:

1. Letër interesi;

2. Preventiv të punimeve, plotësuar me çmimet dhe shumat përkatëse (sipas formës së preventivit të cilin mund ta shkarkoni këtu);

3. Ofertën financiare në Lek, e cila duhet të korrespondojë me shumat nëntotale dhe totale të preventivit;

4. CV-në e kompanisë (me dëshmi të përvojës së kompanisë në kryerjen e punimeve të ngjashme);

5. CV-në e Inxhinierit/ Menaxherit të përshtatshëm për rolin;

6. CV-të e ekipit teknik që do të jenë drejtpërdrejtë përgjegjës për koordinimin e punimeve dhe që do të pozicionohen në vendet e punëve përkatëse;

7. Grafikun e punimeve me një përshkrim të shkurtër të kohës dhe rendit të punimeve që do të kryhen;

8. Kopjen e regjistrimit (QKR) dhe licencës së kompanisë.

 

Për përgatitjen e ofertave, kompanitë do të vizitojnë terrenin, do të verifikojnë dhe do të kryejnë matjet e tyre.