Programi i Transparencës

Programi i Transparencës

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t'u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t'u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

  • Donacione, sponsorizime
  • Buxheti 2023
  • Buxheti 2022
  • Buxheti 2021
  • Buxheti 2020
  • Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

Urdhri i Farmacisteve ka për mision ruajtjen dhe garantimin e nivelit të lartë të formimit dhe edukimit shkencor e profesional të farmacistëve, ushtrimin e profesionit, sipas kërkesave shkencore, normave të etikës mjekësore e të Kodit të Deontologjisë Farmaceutike Shqiptare dhe mbrojtjen e pacientëve e të konsumatorëve nga keq ushtrimet profesionale dhe shkeljet e normave të detyrueshme.

  • Në përmbushje te këtij misioni, Urdhri i Farmacistëve:
    • bën regjistrimin e farmacistëve në një regjistër të veçantë;
    • mbikëqyr zbatimin e detyrave profesionale, në përputhje me kërkesat e shkencave farmaceutike dhe të legjislacionit farmaceutik;
    • bashkëpunon me institucionet arsimore e shkencore për hartimin dhe planifikimin e programeve të formimit shkencor, të specializimit pasuniversitar dhe të kualifikimit të vazhdueshëm të farmacistëve;
    • mbikëqyr zbatimin e kërkesave të Kodit të Deontologjisë Farmaceutike Shqiptare, në mbrojtje të interesave të pacientëve dhe të konsumatorëve;
    • jep dhe heq të drejtën vetjake për ushtrimin e këtij profesioni.

    Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.

Tarifat e dokumentave që lëshohen nga Urdhri i Farmacistëve si dhe kuotizacioni mujor i anëtarësisë së Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.

  • Tarifa e regjistrimit - 1 500 lekë;
  • Leja e ushtrimit të profesionit - 5 000 lekë;
  • Kuotizacioni mujor për farmacistin e punësuar - 500 lekë;
  • Kuotizacioni mujor për drejtuesin teknik - 1 000 lekë;
  • Tarifa e ricertifikimit (1 herë në 5 vjet) - 5 000 lekë;
  • Riprintim certifikate - 1 000 lekë;
  • Tarifa për kryerjen e praktikës profesionale - 10 000 lekë;
  • Tarifa për ritestimin e praktikës profesionale - 10 000 lekë;
  • Certifikatë e sjeljes së mirë profesionale (vërtetim për jashtë shtetit) - 15 000 lekë.

    Cdo pagese do te kryhet ne numrat e llogarive prane bankave si me poshte:

  • BKT: Nr. llog. 4010 69623
  • IBAN: AL6820511014069623CLTJCLALLA
  • Credins: Nr. llog. 00000338610
  • Raiffeisen: Nr. Llog. 0100805804
  • IBAN: AL93202110130000000100805804
  • Lista e dokumenteve që administrohen nga AP me afatet e ruajtjes
  • Regjistri i Kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar (sipas Modelit të Regjistrit të miratuar nga Komisioneri)

Nuk e disponojmë këtë lloj informacioni

  • Njoftime të ndryshme
  • Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
  • Publikime
  • Bashkëpunime etj.
  • Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.