Trajnim: “Depresioni dhe Vetëvrasja – Menaxhimi dhe Trajtimi i Suksesshëm”
Të nderuar kolegë!
Në kuadër të edukimit në vazhdim, Qendra e Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare në bashkëpunim me Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojnë trajnimin me titull: “Depresioni dhe Vetëvrasja: Menaxhimi dhe Trajtimi i Suksesshëm”.
Trajnimi do të zhvillohet në orën 08:30 - 12:10, në datën 27 maj 2025 dhe do të përsëritet në datat 29 Maj, 3, 5, 10, 12, 17, 19, 24 dhe 26 Qershor 2025. Ky trajnim është i akredituar nga ASCK me 3 kredite.
Ky trajnim ofrohet pa pagesë për të gjithë anëtarët e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.
PËR TË GJITHË ANËTARËT QË DO REGJISTROHEN, PJESËMARRJA NË TRAJNIM ËSHTË E DETYRUESHME.
Trajnimi do të zhvillohet me pjesëmarrje fizike (jo online) në ambjentet e Qendrës Kombëtare të Inxhinierisë Bio-Mjekësore, Tiranë (ish Telemjekësia).
Pjesëmarrësit në këtë trajnim duhet të kenë të likujduara kuotizacionet ndaj UFSH-së, deri në muajin qershor 2025 (të vërtetuar me mandatin e bankës, të cilin duhet ta ngarkoni gjatë procesit të regjistrimit).
Ju duhet të bëni regjistrim paraprak në link-un e mëposhtëm.
Ju duhet të regjistroheni vetëm në njërën nga datat që dëshironi të ndiqni trajnimin. Numri i pjesmarrësve në një ditë të zhvillimit të trajnimit është i kufizuar në 30 pjesëmarrës, prandaj në momentin që regjistrohen 30 anëtarët e parë linku nuk do të jetë më i disponueshëm për atë datë. Ju lutemi mos u regjistroni në më shumë se një nga datat e përcaktuara në mënyrë që të mos i hiqni të drejtën kolegëve të tjerë që dëshirojnë të ndjekin trajnimin.