Njoftimet

Të nderuar kolegë!

Të nderuar kolegë!

Ju bëjmë me dije se cikli i tretë i ricertifikimit, bazuar në vlefshmërinë e certifikatës së ushtrimit të profesionit të lëshuar nga UFSH, është 01.01.2020 deri më 31.12.2024.

Numri total i krediteve të detyrueshme për 5 vite (01.01.2020 – 31.12.2024) është 75 kredite, ndërsa numri minimal i detyrueshëm i krediteve që duhet të plotësohen për një vit është 5.

Shembull: (kliko këtu)

Për të gjithë farmacistët që janë anëtarësuar më datën 24.06.2019 dhe në vazhdim, cikli i ricertifikimit  është individual dhe ka nisur me datën e anëtarësimit në UFSH dhe përfundon me datën e vlefshmërisë së certifikatës me të njëjtin kriter: 75 kredite të detyrueshme në total në 5 vite të ushtrimit të profesionit dhe 5 kredite minimumi i detyrueshëm në 1 vit.

Shembull: (kliko këtu)

Kolegët që kanë probleme me numrin minimal të krediteve gjatë viteve të kaluara, mund të shfrytëzojnë formularin e aplikimit për njohje kreditesh: (kliko këtu).

Për tu informuar në lidhje me numrin tuaj total të krediteve, ju lutemi të kontrolloni në llogaritë personale në faqen e ASCK (QKEV). Nëse nuk i keni më kredencialet për t’u aksesuar në llogaritë që keni tek ASCK, ju lutemi drejtohuni me e-mail në adresën zyrtare të ASCK: info@asck.gov.al.

Anëtarët e rinj, të cilët nuk e kanë kryer ende regjistrimin pranë ASCK, duhet të bëjnë regjistrimin menjëherë nëpërmjet platformës e-Albania: 

“Aplikim për regjistrimin në programin e certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë”.

Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni në: