NJOFTIM PËR PROVIMIN E CERTIFIKIMIT DATË 28 SHTATOR 2026
Ju njoftojmë se në datën 28 shtator 2026 do të zhvillohen provimi i certifikimit për të profesionistët
që nuk kanë përmbushur detyrimet e “Programit të Certifikimit për Profesionistët e
Shëndetësisë” në zbatim
të Ligjit nr.10107 datë 30.3.2009 (i ndryshuar) dhe të VKM Nr.789 datë
22.9.2015 (i ndryshuar). (Farmacistët të cilët nuk kanë plotësuar kreditet).
Provimi i certifikimi do të zhvillohet në datë 28 shtator 2026, ora 10:00 në ambjentet
e Fakultetit të Mjekësisë
Regjistrimet për provim bëhen pranë ASCK-së duke
paraqitur dokumentet si më poshtë:
1. Kërkesë me shkrim
2. Fotokopje të kartës së identitetit;
3. Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.
Në ditën e provimit pjesëmarrësit duhet të kenë me
vete:
1. Dokument identifikimi (kartë identiteti ose
pasaportë) ose fotokopje të saj;
2. Mandatin e pagesës së faturës së provimit të
certifikimit;
Pjesëmarrësit duhet të paraqiten në provim së paku 30
minuta përpara fillimit të tij.
Për më shumë detaje ne lidhje me programin, faturat
dhe njoftimin, ju lutemi klikoni në linku e mëposhtëm: