Evente

Aktivitet me titull: “Piktogramat dhe gjuha e komunikimit në paketimet e barnave”.

Të nderuar kolegë!

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojë online, aktivitetin me titull: “Piktogramat dhe gjuha e komunikimit në paketimet e barnave”. 

Aktiviteti do të zhvillohet nga data 26 deri më 30 korrik 2021 dhe është në proces akreditimi për 6 kredite.

Për informacione të mëtejshme do të njoftoheni në mënyrë periodike.

Ky aktivitet ofrohet falas për anëtarët e UFSH-së, por pjesëmarrësit në këtë aktivitet, të cilët duhet të kenë likujduar kuotizacionet ndaj UFSH, deri në muajin Qershor 2021 (të vërtetuar me mandatin e bankës, të cilin duhet ta ngarkoni gjatë procesit të regjistrimit). Për pjesëmarrësit të cilët nuk e ushtrojnë profesionin aktualisht dhe kanë dorëzuar certifikatën pranë UFSH-së, aktiviteti ofrohet kundrejt një pagese prej 1000 lekë (të reja), prandaj në momentin e regjistrimit duhet të ngarkoni kopjen e mandat pagesës.

Aktiviteti do të zhvillohet në platformën Google Classroom dhe ju duhet  të bëni regjistrim paraprak në link-un e mëposhtëm nga data   23 deri më datë 26 Korrik  2021 në orën 10:00.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScTdqj6oB-4x35poe7AyHSNbE5-7oY1pbNgAInbICWXKMM17Q/viewform

28

Korrik 2021