Njoftim për regjistrim për kryerjen e Praktikës Profesionale
Njoftim për regjistrim për kryerjen e Praktikës ProfesionalePraktika profesionale kryhet nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se tre (3) vjet përvojë pune.
Kandidati praktikant për t’u regjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesë në Zyrën UFSH dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë
- Vetëdeklarim
- Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
- Kartë identiteti;
- Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
- Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.
Kandidati duhet të paraqitet personalisht në momentin e regjistrimit.
Regjistrimet kanë filluar dhe zgjasin deri më datë 10 korrik 2014.
Adresa: UFSH, Blv. Gjergj Fishta, Kulla 1, Ap 10/B, Tiranë.



