Njoftimet

NJOFTIM PËR PROVIMIN E CERTIFIKIMIT

Ju njoftojmë se në datën 28 Shkurt 2025 do të zhvillohen provimet për të profesionistët që nuk

kanë përmbushur detyrimet e “Programit të Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë” në

zbatim të Ligjit nr.10107 datë 30.3.2009 (i ndryshuar) dhe të VKM Nr.789 datë 22.9.2015 (i

ndryshuar). (Farmacistët të cilët nuk kanë plotësuar kreditet).

Provimi i certifikimi do të zhvillohet në datë 28 Shkurt 2025 , ora 10:00 në ambjentet e

Fakultetit të Mjekësisë

Regjistrimet për provim bëhen pranë ASCK-së duke paraqitur dokumentet si më poshtë:

1. Kërkesë me shkrim

2. Fotokopje të kartës së identitetit;

3. Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.

Në ditën e provimit pjesëmarrësit duhet të kenë me vete:

1. Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) ose fotokopje të saj;

2. Mandatin e pagesës së faturës së provimit të certifikimit;

Pjesëmarrësit duhet të paraqiten në provim së paku 30 minuta përpara fillimit të tij.

Për më shumë detaje ju lutemi klikoni në linku e mëposhtëm:

https://asck.gov.al/te-reja/