VKM MBI PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, STANDARDEVE DHE PROCEDURAVE TË PROGRAMIT TË ÇERTIFIKIMIT PËR PROFESIONISTËT E SHËNDETËSISË
Të nderuar kolegë,Me hyrjen në fuqi të VKM mbi “PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, STANDARDEVE DHE PROCEDURAVE TË PROGRAMIT TË ÇERTIFIKIMIT PËR PROFESIONISTËT E SHËNDETËSISË” Ju bëjmë me dije se:
- Cikli i ri i riçertifikimit do të përfshijë farmacistët dhe ndihmësfarmacistët
 - Ky cikël i riçertifikimit do të zgjasi 4 vjet, brenda të cilit Ju duhet të përfitoni 60 kredite.
 - Numri minimal i krediteve të domosdoshme brenda një viti është 5 kredite.
 - Secili farmacist apo ndihmësfarmacist duhet qe me shume se 50 % të krediteve ti përfitoj nga aktivitetet e zhvilluara brenda specialitetit
 - Me anë të edukimi në distancë nuk mund të përfitohen më shumë se 50 % të krediteve.
 - Me anë të vetëraportimit të literaturës së lexuar nuk mund të përfitojnë më tepër se 20 % të krediteve.
 - Raportimi i krediteve duhet të bëhet brenda vitit gjatë të cilit janë ndjekur, pranë QKEV.
 
- Ata profesionistë, të cilët dalin në pension brenda periudhës 4-vjeçare të ciklit dhe që nuk do të vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin e tyre në sektorin privat.
 - Profesionistët, të cilët gjatë një viti kalendarik të ciklit të programit ndërpresin punën për një periudhë 4-mujore ose edhe më gjatë
 - Profesionistët që punojnë në administratë
 
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!