Njoftimi per dorzimin e Çertifikates kur nderpritet mardhenia e punës
Të  nderuar  anëtarë ,
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë , njofton çdo farmacistë që ka kontratë punësimi  në  pozicionin e Drejtuesit Teknik , apo Farmacistit të punësuar , në Farmaci, Importues & Shpërndarës, Prodhues farmaceutik, i punësuar në  shtet, se:
Kur  ndërpret kontratën e punës me subjektin për të cilin i është lëshuar  një Çertifikatë për ushtrimin e profesionit të farmacistit sipas kontratës së punës, duhet që brenda  muajit të ndërprerjes së kontratës së punës , të depozitojë  pranë Urdhrit dokumentat e mëposhëm:
1-	Çertifikatën origjinale të lëshuar nga Urdhëri .
2-	Pagesën e kuotizacioneve  deri në momentin e ndërprerjes së kontratës së punës.
3-	Formularin e ndryshimeve .
Qëllimi i dorëzimit të  këtyre dokumentave është  shmangia e detyrimeve  financiare për periudhën që nuk ka kontratë punësimi si dhe shmangia e të gjitha përgjegjësive  profesionale.
E njëjta procedurë vlen edhe për rastet e fillimit të lejes së lindjes.
Në rast të mos dorëzimit të dokumentave të mësipër për çdo muaj do ju lindë  detyrimi financiarë i kuotizacioneve sipas pozicionit të punës.
Të  gjithë  këto dokumenta  mund të dorëzohen personalisht , nga të afërm (me autorizim) ose me postë.
Faleminderit për mirëkuptimin,
Financa e UFSH-së,              Tiranë, 09/05/2017