Njoftimet

Njoftim për Ricertifikimin e Farmacistëve – Afatet dhe Dokumentacioni

NJOFTIM PËR PROCESIN E RICERTIFIKIMIT

Njoftohen të gjithë kolegët që iu përfundon leja e ushtrimit të profesionit në datë 31.12.2024, dhe që kanë përmbushur numrin e detyrueshëm të krediteve, se duhet të kryejnë procedurat e ricertifikimit. Afati i dorëzimit të dokumentave fillon më datë 10 qershor 2024 dhe përfundon më datë 31 korrik 2024.

Kolegët të cilët i nënshtrohen procesit të ricertifikimit sipas ciklit individual dhe që ju përfundon leja e ushtrimit të profesionit përpara datës 31.12.2024, duhet të dorëzojnë dokumentacionin për riçertifikim në periudhën 05 - 30 qershor 2024.

Dokumentacioni i nevojshëm për ricertifikim është:

  • Formulari i ricertifikimit (shkarko këtu)
  • Fotokopjen e certifikatës së regjistrimit të subjektit në QKB
  • Fotokopjen e licensës së QKB-së (ish QKL)
  • Fotokopjen e kartës së identitetit
  • Mandatin e pagesës së kuotizacioneve ndaj UFSH-së deri më 31.12.2024
  • Mandatin e pagesës për rinovimin e Lejes së Ushtrimit të Profesionit me vlerë 5 000 lekë, bazuar në Vendimin nr.4, dt 03.12.2014 (shkarko këtu)
  • Raport mjeko – ligjor
  • Deklarata e pronarit të subjektit farmaceutik, kur pronari nuk është farmacist (shkarko këtu)
  • Dy fotografi (me veshje serioze) të përmasave 3x3.5 cm

Anëtarët që ushtrojnë funksionin e drejtuesit teknik duhet të dorëzojnë gjithashtu:

  • Vetëdeklarim për Drejtuesin Teknik, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Kombëtar (shkarko këtu)
  • Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore (pas datës 01.01.2012), i shkarkuar nga e-Albania

Aplikimet për ricertifikim do të dorëzohen pranë Presidentëve të Këshillave Rajonalë.

Farmacistët që ushtrojnë profesionin në Rajonin e Tiranës, do aplikojnë pranë zyrave qëndrore të UFSH-së.

Aplikimet me mungesë dokumentacioni nuk do të pranohen.

Kujtesë:

  • Drejtuesi teknik është përgjegjës për gjithë veprimtarinë profesionale dhe teknike që zhvillohet në subjektin farmaceutik për të cilin është certifikuar.
  • Drejtuesi teknik e ushtron profesionin me kohë të plotë dhe vetëm në subjektin farmaceutik për të cilin është certifikuar.
  • Subjekti farmaceutik ku drejtuesi teknik nuk është pronar, duhet që përveç drejtuesit teknik, të ketë të paktën edhe një farmacist të punësuar.
  • Individët që ushtrojnë profesionin e farmacistit, nuk duhet të jenë anëtarë të urdhrave të tjerë profesionalë të shëndetësisë.