Njoftimet

NJOFTIM PËR REGJISTRIMET PËR KONFERENCËN MBARËKOMBËTARE FARMACEUTIKE VIII “SË BASHKU PËR FARMACEUTIKËN”

Të nderuar kolegë,

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës
organizon në datat 17, 18 dhe 19 prill 2026, në ambientet e Hotel Tirana International
Konferencën Mbarëkombëtare Farmaceutike VIII “Së Bashku për Farmaceutikën”.

Njoftohen kolegët farmacistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, si dhe ndihmës farmacistët që dëshirojnë të marrin pjesë në konferencë, se regjistrimet do të kryhen VETEM nëpërmjet link-eve të mëposhtëm:

Për farmacistët anëtarë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScfvnenQOEiL9bA47YbnVBZ5R5udolMN8X8zHrfN43R-3Kthg/viewform?usp=publish-editor

Për farmacistët anëtarë të Odave të Farmacistëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të zi

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScfvnenQOEiL9bA47YbnVBZ5R5udolMN8X8zHrfN43R-3Kthg/viewform?usp=publish-editor


Konferenca është në proces akreditimi për 18 kredite.

Tarifat e regjistrimit janë si më poshtë:

Për kolegët që do të regjistrohen deri në datë 5 Mars 2026:

Pjesëmarrja në Konferencë – 5000 Lekë (50 Euro)

Për kolegët që do të regjistrohen pas datës 5 Mars 2026:

Pjesëmarrja në Konferencë – 6000 Lekë (60 Euro)


Pagesa në LEKË do të kryhet në një nga numrat e llogarive si mëposhtë:

BKT: Nr. llog. 4010 69623 - IBAN: AL6820511014069623CLTJCLALLA

Credins: Nr. llog. 00000338610

Raiffeisen: Nr. Llog. 0100805804 - IBAN: AL93202110130000000100805804


Pagesa në EURO vlen vetëm pjesëmarrësit përtej kufijëve dhe do të kryhet në numrin e llogarisë në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT)

ACCNO: 401069623CLTJCFEURAS

IBAN: AL 3520511014069623CLTJCFEURA 

KODI SWIFT: NCBAALTX


SHËNIM: Në lidhje me programin si dhe detaje të tjera rreth Konferencës, do ju informojmë në vijimësi nëpërmjet faqes zyrtare www.ufsh.org.al, si dhe nëpërmjet rrjeteve sociale.