NJOFTIM PER REGJISTRIM PER KRYERJEN E PRAKTIKES PROFESIONALE PËR SEZONIN DHJETOR 2017 – MARS 2018
Njoftim per regjistrim per kryerjen e Praktikes Profesionale për sezonin DHJETOR 2017 – MARS 2018
Rregjistrimet për kryerjen e praktikës profesionale për sezonin DHJETOR 2017 – MARS 2018 do kryhen gjatë periudhës 18-22 Dhjetor 2017.
Praktika profesionale kryhet në farmacite e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune.
Praktikantër për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:
1. Kërkesë (Kliko këtu)
2. Vetëdeklarim (Kliko këtu)
3. Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale (Kliko këtu)
4. Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
5. Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
6. Fotokopje e kartës së identitetit;
7. Raport mjeko-ligjor
8. Fotokopje e plan-vendosjes së farmacisë;
Praktikanti duhet të paraqitet personalisht për tu regjistruar.
Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.
Kontakt: praktika@ufsh.org.al