Njoftim per regjistrim per kryerjen e praktikes profesionale për sezonin dhjetor 2016 - mars 2017
Rregjistrimet për kryerjen e praktikës profesionale per sezonin Dhjetor 2016 – Mars 2017 do kryhen gjatë periudhës 15-22 Dhjetor 2016.Praktika profesionale kryhet në farmacite e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune.
Praktikantër për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë

 - Vetëdeklarim

 - Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale

 - Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
 - Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
 - Fotokopje e kartes së identitetit;
 - Raport mjeko-ligjor
 - Fotokopje e plan-vendosjes së farmacisë;
 - Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
 - Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.
Dokumentacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare
http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale
Praktikanti duhet të paraqitet personalisht për tu regjistruar. 
Rregullore prektike:
Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.
Kontakt: praktika@ufsh.org.al