NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, PRILL 2016 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI MAJ 2016.
- Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 28 Mars 2016.
 - Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP  në mënyrë  të përsëritur, duhet të paraqesin brenda datës 28 Mars 2016 kërkesën dhe mandatin e pagesës. 
Shkarkoni kerkesen per ritestim.
Shkarkini faturen e perseritjes se provimit te praktikes profesionale. - Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH,  nga data 05 – 07  Prill 2016, sipas ndarjes së  mëposhtme:
Data 05.04.2016 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1920 – 1960
Data 06.04.2016 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1961 – 2000
Data 07.04.2016 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2001 – 2035 si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.
Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identitetit - Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Maj 2016 do kryhet nga data 11 – 15 Prill 2016 pranë zyrave të UFSH Tiranë.
Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti janë:- Formular aplikimi.
 - Fotokopje e kartës së identitetit.
 - Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
 - Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.
 - Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).
 - Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).
 - Raport mjeko ligjor.
 - Dëshmi e penalitetit.
 - Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është në ndjekje penale.
 - Mandat pagesa në llogari të AKP
 - 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).
 
 
- Formular aplikimi.
 - Fotokopje e diplomës universitare
 - Fotokopje e kartës së identitetit.
 - Raporti mjeko-ligjor.
 - Dëshmi e penalitetit;
 - Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;
 - Mandat pagesa në llogari të AKP
 - 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).
 
Shkarkoni formularin e aplikimit: