NJOFTIM PËR KANDIDATËT APLIKANTË PËR REGJISTRIM NË PROVIMIN E SHTETIT SEZONI XXVIII, QË DO TË ZHVILLOHET NË MUAJIN SHKURT 2026
Njoftohen kandidatët farmacistë, se gjatë muajit Shkurt 2026 do të zhvillohet sezoni i radhës i Provimit të Shtetit. Aplikimet për tu regjistruar për provimin e shtetit do të kryhen online përgjatë periudhës 20-25 JANAR 2026, duke përdorur shërbimin “Aplikim për provim shteti” në platformën e-Albania.
Gjatë aplikimit online, kandidati duhet të ngarkojë dokumentet e mëposhtme:
1. Diplomën Universitare
2. Dëshminë e pjesëmarrjes dhe përfundimit me sukses të praktikës profesionale.
3. Dokumentacion të lëshuar nga Arkiva (Për të diplomuarit në universitetet e mbyllura).
Vetëm pas njoftimit të pranimit nga Urdhri i Farmacistëve, kandidatët duhet të ngarkojnë faturën e pagesës së kryer për llogari të QSHA-së, e cila duhet të
ngarkohet në sistem në fushën që shfaqet pas vendosjes së kodit të gjurmimit dhe kodit të sigurisë, menjëherë nga njoftimi i pranimit nga Urdhri i Farmacistëve (jo më vonë se 72 orë).
Për informacione më të detajuara, lutemi të ndiqni njoftimin në faqen zyrtare të QSHA
* Kandidatët që regjistrohen për herë të parë duhet të dorëzojnë fizikisht më date 19.01.2026 tek zyrat e Urdhrit dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Kërkesë (Kliko këtu)
2. Fotokopje të noterizuar të diplomës
3. Fotokopje të dëshmisë së praktikës
4. Dokumentacion të lëshuar nga Arkiva (Për të diplomuarit në universitetet e mbyllura).
5. Fotokopje të ID