NJOFTIM PËR KANDIDATËT APLIKANTË PËR REGJISTRIM NË PROVIMIN E SHTETIT SEZONI XXVII, QË DO TË ZHVILLOHET NË MUAJIN MARS 2025
Njoftohen kandidatët farmacistë, se gjatë muajit mars 2025 do të zhvillohet sezoni i radhës i Provimit të Shtetit. Aplikimet për tu regjistruar për provimin e shtetit do të kryhen online përgjatë periudhës 17 – 21 shkurt 2025, duke përdorur shërbimin “Aplikim për provim shteti” në platformën e-Albania.
Gjatë aplikimit online, kandidati duhet të ngarkojë dokumentet e mëposhtme:
- Diplomën Universitare
 - Dëshminë e pjesëmarrjes dhe përfundimit me sukses të praktikës profesionale.
 - Dokumentacion të lëshuar nga Arkiva (Për të diplomuarit në universitetet e mbyllura).
 - Vetëm pas njoftimit të pranimit nga Urdhri i Farmacistëve, kandidatët duhet të ngarkojnë faturën e pagesës së kryer për llogari të QSHA-së, e cila duhet të ngarkohet në sistem në fushën që shfaqet pas vendosjes së kodit të gjurmimit dhe kodit të sigurisë, menjëherë nga njoftimi i pranimit nga Urdhri i Farmacistëve (jo më vonë se 72 orë).
 
* Kandidatët që regjistrohen për herë të parë duhet të dorëzojnë fizikisht deri më date 21.02.2025 tek zyrat e Urdhrit dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë (Kliko këtu).
 - Fotokopje të noterizuar të diplomës.
 - Fotokopje të dëshmisë së praktikës.
 - Dokumentacion të lëshuar nga Arkiva (Për të diplomuarit në universitetet e mbyllura).
 - Fotokopje të ID.
 
Për informacione më të detajuara, lutemi të ndiqni njoftimin në faqen zyrtare të QSHA