Afati i Ricertifikimit të Farmacistëve – Dokumentacioni dhe Procedurat
NJOFTIM MBI RICERTIFIKIMIN
Njoftohen kolegët të cilëve iu ka përfunduar leja e ushtrimit të profesionit më datë 31.12.2024 dhe që nuk kanë kryer ende procesin e ricertifikimit, të paraqiten sa më parë pranë zyrave të Urdhrit për të dorëzuar dokumentat e nevojshme. Certifikatat të cilave iu ka përfunduar afati nuk kanë më vlefshmëri ligjore dhe nuk merren parasysh për efekt lidhje kontrate me Fondin apo kontrolli nga institucionet ligjzbatuese.
Dokumentacionin e nevojshëm për aplikim e gjeni duke klikuar [këtu].
Dokumentet e nevojshme për ricertifikim:
- Mandati i pagesës për rinovimin e Lejes së Ushtrimit të Profesionit me vlerë 5 000 lekë, bazuar në Vendimin nr.4, dt 03.12.2014 (shkarko këtu).
- Deklarata e pronarit të subjektit farmaceutik, kur pronari nuk është farmacist (shkarko këtu).
- Vetëdeklarim për Drejtuesin Teknik, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Kombëtar (shkarko këtu).