Njoftime

Trajnim mbi praktikën e mirë të punës në farmaci dhe mbi ruajtjen e shpërndarjen e barnave sipas standarteve të cilësisë

Të nderuar kolegë!

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Farmacisë “Eureka”, do të organizojë online, në kohë reale, aktivitetin me titull: Trajnim mbi praktikën e mirë të punës në farmaci dhe mbi ruajtjen e shpërndarjen e barnave sipas standarteve të cilësisë”.

Aktiviteti do të zhvillohet në datën 26 qershor 2023  dhe do të përsëritet ne datat 27, 28 qershor 2023. Ky aktivitet është i akredituar nga ASCK me 6 kredite

Koston e këtij aktiviteti e mbulon Urdhri i Farmacistëve për të gjithë anëtarët aktiv. 

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet duhet të kenë të likuiduara kuotizacionet ndaj UFSH, deri në muajin qershor 2023 (të vërtetuar me mandatin e bankës, të cilin duhet ta ngarkoni gjatë procesit të regjistrimit).

Për të gjithë pjesëmarrësit të cilët nuk e ushtrojnë profesionin aktualisht dhe kanë dorëzuar çertifiaktën pranë UFSH-së, aktiviteti ofrohet kundrejt një pagese prej   2000 lekë prandaj në momentin e regjistrimit duhet të ngarkoni kopjen e mandat pagesës.

Aktiviteti do të zhvillohet në platformën Microsoft Teams. 

Ju duhet të bëni regjistrim paraprak në linkun-un e mëposhtëm, nga data 06 qershor 2023 deri më datë 12 qershor 2023, në orën 14:00.

https://docs.google.com/forms/d/1t34KByGHeHczgIQk_ovb-ASVdkrrAatvySQj_aNuJS0/edit

Për për datën dhe orën e zhvillimit të aktivitetiti do të njoftoheni individualisht nëpërmjet e-mailit në vijimësi.

8

Qershor 2023
Digital Agency Albaniareal estate saranda