Njoftime

NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, SEZONI TETOR 2017 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI DHJETOR 2017

NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, SEZONI TETOR 2017 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI DHJETOR 2017.

 

·         Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 10 Tetor 2017.

 

·         Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP  në mënyrë  të përsëritur, duhet të paraqesin brenda datës 10 Tetor 2017 kërkesën dhe mandatin e pagesës.

 

·         Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH,  në datat  12, 13,  16, 17, 18, Tetor 2017, sipas ndarjes së  mëposhtme:

 

Data 12.10.2017 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2402 – 2447

Data 13.10.2017 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2448 – 2493

Data 16.10.2017 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2494 – 2538

Data 17.10.2017 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2539 – 2584

Data 18.10.2017 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2585 – 2626

si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.

Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identitetit

Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare:

http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale

 

 

·         Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Dhjetor 2017 do kryhet në datat  20, 23,  24 Tetor 2017 pranë zyrave të UFSH Tiranë.

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë  për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti  janë:

1.    Formular aplikimi. (SHKARKO)

2.    Fotokopje e kartës  së identitetit.

3.    Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.

4.    Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.

5.    Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).

6.    Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).

7.    Raport mjeko ligjor.

8.    Dëshmi penaliteti.

9.    Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.

10. Mandat pagesa në llogari të AKP

11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti  janë:

 

1.    Formular aplikimi. (SHKARKO)

2.    Fotokopje e diplomës universitare

3.    Fotokopje e kartës  së identitetit.

4.    Raporti mjeko-ligjor.                            

5.    Dëshmi penaliteti;    

                                                                                      

6.    Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;  

7.    Mandat pagesa në llogarinë e AKP

8.    2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

Shënim: kandidatët  për tu regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

29

Shtator 2017