I. HYRJE
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së UFSH-së janë:
- “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
- Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: UFSH-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e UFSH-së dhe përkatësisht: Ligji Nr. 9150 datë 30.10.2003”Për Urdhrin e Farmacistëve në Republikën e Shqipërisë”, Kodi Deontologjik Farmaceutik.
- Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
- Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
- Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
- Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
- i plotë;
- i saktë;
- i përditësuar;
- i thjeshtë në konsultim;
- i kuptueshëm;
- lehtësisht i aksesueshëm;
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
- i plotë;
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
- Strukturën organizative të autoritetit publik;
- Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
- Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
- Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
- Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
- Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
- Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
- Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
- Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
- Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të UFSH-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
- UFSH-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga UFSH-ja.
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë | Baza ligjore | Dokumenti/Përmbajtja | Afati kohor për publikim | Mënyra e publikimit | Sektori përgjegjëse për përgatitjen e materialit apo disponimin e tij |
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. | Neni 7/1/a/d | Tabela e funksioneve, detyrave, kompetencave, arsimit dhe kualifikimeve të funksionarëve të UFSH-së. | Menjëherë pas miratimit nga Këshilli Kombëtar Përditësohet pas cdo akt emërimi | Në faqen zyrtare në menunë programi i transparences | Koordinatori për të drejtën e informimit |
Akte ndërkombëtare ligje; akte nën ligjore; dokument politikash; dokument tjetër. | Neni 7/1/b | Pas botimit në Fletoren Zyrtare Pas miratimit nga Këshilli Kombëtar | Në faqen zyrtare në menunë Ligjshmëria | UFSH | |
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës. | Neni 7/1/c/g | Adresa emailit: info@ufsh.org.al | Pas miratimit të Programit të transparencës. Menjëherë në rast ndryshimesh | Në faqen zyrtare në menunë programi i transparences | Koordinatori për të drejtën e informimit. |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. | Neni7/1/ç | Shpjeguese Lista e Koordinatorit | Pas miratimit të urdhrit të caktimit të koordinatorit | Në faqen zyrtare në menunë Koordinatori | Departamenti i Mardhënieve me Publikun |
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. | Neni 7/1/d | Parashikimet ligjore në nenin 9, 10, 11, 13, 14, 15 të ligjit Nr.9150, datë 30.10.2003, i ndryshuar, “Për Urdhrin e Farmacistëve në RSH” Dhe neneve 22, 23, 24, 25, 26, 27, 28, 29, 34, 35 të Statutit të UFSH-së. | Menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare Pas miratimit nga Këshilli Kombëtar | Në faqen zyrtare në menunë UFSH | Juristi |
Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance | Neni7/1/ dh | Raporte monitorimi dhe auditimi | Menjëherë pas depozitimit në UFSH | Në faqen zyrtare në menunë ... | Financa |
Buxheti | Neni 7/1/e | Menjëherë pas miratimit nga Këshilli Kombëtar | Në faqen zyrtare ne menune Faqja e Parë | Financa | |
Informacion për procedurat e prokurimit. | Neni 7/1/ë | Rregjistri | Menjëherë pas dërgimit në APP | Në faqen zyrtare në menunë ... | Financa |
Shërbimet e autoritetit për publikun. | Neni 7/1/f | Fatura arkëtimit | Përditësohet periodikisht E përhershme | Në faqen zyrtare në menunë Faqja e Parë | PR Financa |
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj. | Neni 7/1/gj | p/akt ligjor dhe nënligjor | Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues. | Në faqen zyrtare në menunë .... | Juristi |
Mbajtja e dokumentacionit nga UFSH | Neni 7/1/h | Tabelë | Pas miratimit të urdhrit nga titullari | Në faqen zyrtare në menunë ... | Protokolli |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014. | Neni 7/1/i | Tabelë | Pas miratimit të programit të transparencës | Në faqen zyrtare në menunë “Program i Transparencës” | Koordinatori |
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. | Neni 7/1/k | Formulari i Antarësimit Formulari i riçertifikimit Vendime | Pas miratimit nga Këshilli Kombëtar | Në faqen zyrtare në menunë Anëtarësia Në faqen zyrtare në menunë Faqja e Parë | Përgjegjësi i anëtarësimit dhe regjistrimit. Juristi Koordinatori |
Informacione të tjera të dobishme | Neni 7/1/l | Veprimtaria
e UFSH, Janar – Qershor 2016 Veprimtaria
e UFSH, Korrik – Dhjetor 2016 Veprimtaria e UFSH, Janar – Qershor 2017 Veprimtaria e UFSH, Korrik – Dhjetor 2018 Ankesa Kërkesa | Pas miratimit nga titullari | Në faqen zyrtare në menunë UFSH | Presidenti |
V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, UFSH-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [www.ufsh.org.al] dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.