Warning: getdate() [function.getdate]: It is not safe to rely on the system's timezone settings. You are *required* to use the date.timezone setting or the date_default_timezone_set() function. In case you used any of those methods and you are still getting this warning, you most likely misspelled the timezone identifier. We selected 'Europe/Berlin' for 'CEST/2.0/DST' instead in /home/ufshorga/public_html/oxygen/core/system.php on line 839

Warning: getdate() [function.getdate]: It is not safe to rely on the system's timezone settings. You are *required* to use the date.timezone setting or the date_default_timezone_set() function. In case you used any of those methods and you are still getting this warning, you most likely misspelled the timezone identifier. We selected 'Europe/Berlin' for 'CEST/2.0/DST' instead in /home/ufshorga/public_html/oxygen/core/system.php on line 839
Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise : Rreth UFSH

Rreth UFSH


Të nderuar koleg!
Sa më shumë të përfshihemi në profesionin tonë, aq më të vështirë e kemi të bëjmë diferencimin nëse Farmacia është profesion apo mision. Për mendimin tim është një ndërmjetësi, pasi vështirë të dallosh fundin e njërës e fillimin e tjetrës . Në momentin që kërkon ta vlerësosh si profesion, nuk mund të mos ndihesh i pa ngarkuar me përgjegjësinë e veçantë që ka për të ndihmuar një jetë në rrugëtimin e saj, e kur kërkon t’a analizosh si mision s’mund të mos ndiesh përgjegjësinë profesionale si dhe detyrimet që të lindin prej saj.E teksa farmacinë e vlerësojmë si të tillë , farmacistin, figurën qëndrore të këtij sistemi , e gjejmë të dyzuar tek profesionisti i misionizuar.Që gjithësecili nga ne, të bëjë pjesë në komunitetin e barsur me një dyzim të tillë, doli si kërkesë plotësimi i një kuadri të caktuar normash , detyrimesh, përgjegjësish të cilat sot i kemi të përmbledhura në konceptet bazë të Kodit Etik-Deontologjik. E përditëshmja krahasimin e përdor si formë vlerësimi e në këtë kontekst kur mendoj se me c’farë mund të përqaset figura e farmacistit më vjen në mend ajo e një gjenerali, me ndryshimin se gjenerali drejton ushtritë kundër ushtrive ndërsa ne , farmacistët drejtojmë barnat kundër sëmundjeve.
Që gjithsecili nga ne të ndihet i suksesshëm në “betejën” e vet duhet që gjatë gjithë kohës t’i ndiejë aktuale ato c’ka përshkruan babai i mjekësisë “Hipokrati’ në betimin e pagëzuar me emrin e tij.

Profesioni ynë, të nderuar kolegë, është ndër të paktat profesione që njeriu e kërkon më shumë se një herë në jetë t’a ketë prezent e të shfrytëzueshëm. Kjo gjë e bën atë të prekshëm nga të gjithë, por nga ana tjetër shoqërohet nga një shpejtësi marramendëse zhvillimesh të brendëshme e për rrjedhojë t’a meritosh si titull atë të Farmacistit e më pas të dish t’a ruash e t’a zhvillosh atë, është një proçes ku ka veç nisje pasi fundi s’egziston.
Në mënyrë që profesioni ynë pandalshmërisht të jetë i veshur nga norma, parime, objektiva por nga ana tjetër që të kemi dhe një mekanizëm kontrolli mbi to e mbi ato që zotërojmë lindi nevojshëm konceptimi i “Urdhrave të Profesionistëve” i cili në fushën tonë përfaqësohet me “Urdhrin e Farmacistëve’.

Të nderuar kolegë, realizimi nga ana jonë e figurës së profesionistit të jep kënaqësi njerëzore ndërsa vënia në shërbim të shëndetit të njeriut e njohurive, mundësive dhe kapaciteteve tona të jep kënaqësi tej asaj që një jo profesionist mund të përceptojë.
Së fundmi, dua të shpreh atë ç’ka së brendshmi ndiej, e që në të njëjtën kohë me bindje pohoj se është ajo çka dhe ju në të njëjtën mënyrë si unë ndieni.
“Jam krenare të jem pjesë e armatës së profesionistëve farmacistë dhe së bashku do të luftojmë me të tëra forcat për ta mbajtur dhe përfaqësuar denjësisht titullin e nderuar të profesionistit ”



Diana Toma