Ftesë për pjesëmarje aktive me punime në Konferencën Mbarëkombëtare Farmaceutike VIII ''Së Bashku për Farmaceutikën''
Të nderuar kolegë,
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës,do të organizojnë Konferencën Mbarëkombëtare Farmaceutike VIII “Së Bashku për Farmaceutikën”. Konferenca këtë vit përkon edhe me 20-vjetorin e fillimit të veprimtarisë së Urdhrit të Farmacistëve, një moment historik dhe domethënës për komunitetin tonë profesional.
Konferenca do të aplikohet për akreditim për 18 kredite për pjesëmarrësit pasiv dhe 36 kredite për pjesëmarrësit aktiv (pjesëmarrës me tema).
Vendndodhja: Hotel Tirana International
Datat: 17, 18 dhe 19 Prill 2026
Në kuadër të këtij aktiviteti të rëndësishëm shkencor, ftohen të gjithë kategoritë e profesionistëve si: akademikët, farmacistët, mjekët, stomatologët, personeli shëndetësor dhe shkencëtarët e rinj të marrin pjesë aktive, duke kontribuar me tema shkencore dhe profesionale si dhe postera.
Kontributet mund të përfshijnë fusha të ndryshme të farmaceutikës, duke reflektuar zhvillimet bashkëkohore të profesionit, si dhe sfidat dhe perspektivat e së ardhmes.
Konferenca Mbarëkombëtare Farmaceutike është eventi më i madh shkencor i fushës në nivel kombëtar dhe rajonal, dhe synon të shërbejë si një platformë gjithëpërfshirëse për:
shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale,
prezantimin e praktikave më të mira,
forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rajonal.
Njëkohësisht, Konferenca do të shërbejë edhe si një moment reflektimi dhe vlerësimi për kontributin 20-vjeçar të Urdhrit të Farmacistëve në forcimin dhe zhvillimin e profesionit.
Afati për dorëzimin e abstrakteve, është datë 15 shkurt 2026.
Udhëzimet dhe formati për përgatitjen e abstrakteve i gjeni në link-et e mëposhtme:
Udhëzimet për abstraktet: Shqip Anglisht
Formati abstraktit: Shqip Anglisht
Abstrakti dorëzohet në një dokument Word së bashku me CV-në e autorit kryesor dhe Deklaratën e Konfliktit të Interesit (të skanuar), duke u regjistruar në linkun e mëposhtëm:
Formati i Deklaratës së Konfliktit të Interesit kliko këtu
Ju mirëpresim të bëheni pjesë aktive e këtij aktiviteti të rëndësishëm shkencor dhe profesional!
Shënim: Njoftimi për regjistrimet në Konferencë do të bëhet publik në vijim në faqen zyrtare dhe rrjetet sociale të UFSH-së.