Njoftimet

ππ‰πŽπ…π“πˆπŒ 𝐏𝐄𝐑 π‘π„π†π‰πˆπ’π“π‘πˆπŒπˆπ 𝐏𝐄𝐑 πŠπ‘π˜π„π‘π‰π„π 𝐄 ππ‘π€πŠπ“πˆπŠπ„π’ ππ‘πŽπ…π„π’πˆπŽππ€π‹π„ π’π„π™πŽππˆ: Tetor 2026– Janar 2027

Regjistrimi pΓ«r kryerjen e praktikΓ«s profesionale pΓ«r sezonin Tetor 2026 – Janar 2027 do tΓ« kryhet nΓ« datΓ«n 22 Tetor 2026 nΓ« orΓ«n 10.00.

Praktika profesionale kryhet vetΓ«m nΓ« farmaci (pΓ«rfshirΓ« farmacitΓ« spitalore) nΓ«n drejtimin e njΓ« farmacisti me jo mΓ« pak se 3 (tre) vjet pΓ«rvojΓ« pune.

NjΓ« farmacist drejton vetΓ«m njΓ« praktikant.

Orari i kryerjes sΓ« praktikΓ«s Γ«shtΓ« 8:00 – 14:00

PraktikantΓ«t pΓ«r tu rregjistruar pΓ«r kryerjen e praktikΓ«s profesionale duhet tΓ« paraqesin personalisht, nΓ« ZyrΓ«n e UFSH dokumentet e mΓ«poshtme:

1. KΓ«rkesΓ«
2. VetΓ«deklarim
3. KontratΓ« tip pΓ«r kryerjen e praktikΓ«s profesionale.
4. Fotokopje e certifikatΓ«s anΓ«tarΓ«simit nΓ« UFSH tΓ« drejtuesit tΓ« praktikΓ«s
5. Fotokopje te noterizuar tΓ« diplomΓ«s dhe listΓ«s sΓ« notave;
6. Fotokopje e kartes sΓ« identitetit;
7. Raport mjeko-ligjor
8. Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
9. Mandat pagesΓ«n nΓ« shumΓ«n 10000 lekΓ«, nΓ« numrin e llogarisΓ« 69623 pranΓ«bankΓ«s BKT.

Dokumentacioni gjendet nΓ« linkn e mΓ«poshtΓ«m:
https://www.ufsh.org.al/praktika-profesionale-UFSH

Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.
Kontakt: praktika@ufsh.org.al