Njoftimet

NJOFTIM PËR KANDIDATËT APLIKANTË PËR REGJISTRIM NË PROVIMIN E SHTETIT SEZONI XXIX, QË DO TË ZHVILLOHET NË MUAJIN NËNTOR 2026

Njoftohen kandidatët farmacistë, se gjatë muajit nëntor 2026 do të zhvillohet sezoni i radhës i Provimit të Shtetit. Aplikimet për tu regjistruar për provimin e shtetit do të kryhen online përgjatë periudhës 12-19 TETOR 2026, duke përdorur shërbimin “Aplikim për provim shteti” në platformën e-Albania.


Gjatë aplikimit online, kandidati duhet të ngarkojë dokumentet e mëposhtme:

  • Diplomën Universitare

  • Dëshminë e pjesëmarrjes dhe përfundimit me sukses të praktikës profesionale.

  • Dokumentacion të lëshuar nga Arkiva (Për të diplomuarit në universitetet e mbyllura).

  • Vetëm pas njoftimit të pranimit nga Urdhri i Farmacistëve, kandidatët duhet të ngarkojnë faturën e pagesës së kryer për llogari të QSHA-së, e cila duhet të ngarkohet në sistem në fushën që shfaqet pas vendosjes së kodit të gjurmimit dhe kodit të sigurisë, menjëherë nga njoftimi i pranimit nga Urdhri i Farmacistëve (jo më vonë se 72 orë).


Për informacione më të detajuara, lutemi të ndiqni njoftimin në faqen zyrtare të QSHA

https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2026/10/Njoftim-per-Zhvillimin-e-Provimit-te-Shtetit-ne-Profesionin-e-Rregulluar-ne-profesionet-e-rregulluara-ne-fushen-e-Mjekesise-Sez.-XXIX.pdf

* Kandidatët që regjistrohen për herë të parë duhet të dorëzojnë fizikisht më date 12-13 Tetor 2026 tek zyrat e Urdhrit dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Kërkesë (https://www.ufsh.org.al/content/uploads/2024/formular-aplikimi-per-regjistrim-ne-provimin-e-shtetit.pdf?fbclid=IwY2xjawPXJBlleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFtYmo3WGVxWmpsOHVYTmZOc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHqKK5ERWFqBKRUWbpKGRZL4k-aXgTB6OZBSLwyp8r2hepBOpjtBhGw3ZzUbB_aem_NKdOiIBsaLQf-ap019pnjg)

2. ⁠Fotokopje të noterizuar të diplomës
3. ⁠Fotokopje të dëshmisë së praktikës
4. Dokumentacion të lëshuar nga Arkiva, fotokopje e noterizuar (Për të diplomuarit në universitetet e mbyllura).
5. Fotokopje të ID