Njoftime

Njoftimi per dorzimin e Çertifikates kur nderpritet mardhenia e punes

Të  nderuar  anëtarë ,

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë , njofton çdo farmacistë që ka kontratë punësimi  në  pozicionin e Drejtuesit Teknik , apo Farmacistit të punësuar , në Farmaci, Importues & Shpërndarës, Prodhues farmaceutik, i punësuar në  shtet, se:

Kur  ndërpret kontratën e punës me subjektin për të cilin i është lëshuar  një Certifikatë për ushtrimin e profesionit të farmacistit sipas kontratës së punës, duhet që brenda  muajit të ndërprerjes së kontratës së punës , të depozitojë  pranë Urdhrit dokumentat e mëposhëm:

1- Çertifikatën origjinale të lëshuar nga Urdhëri .
2- Pagesën e kuotizacioneve  deri në momentin e ndërprerjes së kontratës së punës.
3- Formularin e ndryshimeve .

Qëllimi i dorëzimit të  këtyre dokumentave është  shmangia e detyrimeve  financiare për periudhën që nuk ka kontratë punësimi si dhe shmangia e të gjitha përgjegjësive  profesionale.

E njëjta procedurë vlen edhe për rastet e fillimit të lejes së lindjes.

Në rast të mos dorëzimit të dokumentave të mësipër për çdo muaj do ju lindë  detyrimi financiarë i kuotizacioneve sipas pozicionit të punës.

Të  gjithë  këto dokumenta  mund të dorëzohen personalisht , nga të afërm( me autorizim) ose me postë.

Faleminderit për mirëkuptimin,

Financa e UFSH-së,                             Tiranë, 09/05/2017

13

Maj 2017