Njoftime

Njoftim për provimin e aftësimit praktik (sezoni tetor 2016) dhe provimin e shtetit (sezoni nëntor 2016)

NJOFTIM

NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK (TETOR 2016) DHE PROVIMIN E SHTETIT (SEZONI NËNTOR 2016).

  • Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 10 Tetor 2016.
  • Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP në mënyrë të përsëritur, duhet të paraqesin brenda datës 10 Tetor 2016 kërkesën, raport mjeko-ligjor dhe mandatin e pagesës.
  • Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH, nga data 11 – 15 Tetor 2016, sipas grafikut të mëposhtëm:

Data 11.10.2016 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2039 – 2090

Data 12.10.2016 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2091 – 2140

Data 13.10.2016 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2141 – 2190

Data 14.10.2016 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2191 – 2240

Data 15.10.2016 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2221 – 2283 si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.

Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identitetit.

  • Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Nëntor 2016 për kandidatët që hyjnë për herë të parë do kryhet nga data 17 – 18 Tetor 2016pranë zyrave të UFSH Tiranë.

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë për herë të parë për tu

regjistruar për provim shteti janë:

  1. Formular aplikimi
  2. Fotokopje e kartës së identitetit
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave
  4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës
  5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP)
  6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar)
  7. Raport mjeko ligjor
  8. Dëshmi penaliteti
  9. Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale
  10. Mandat pagesa në llogari të AKP
  11. 2 ( dy ) fotografi 5x5

      
Formular aplikimi



  • Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Nëntor 2016 për kandidatët përsëritës do kryhet nga data 03 – 07 Tetor 2016 pranë zyrave të UFSH Tiranë.

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti janë:

  1. Formular aplikimi
  2. Fotokopje e diplomës universitare
  3. Fotokopje e kartës së identitetit
  4. Raporti mjeko-ligjor
  5. Dëshmi penaliteti
  6. Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale
  7. Mandat pagesa në llogari të AKP
  8. 2 ( dy ) fotografi 5x5

6

Shtator 2016