Njoftime

NJOFTIM PËR KANDIDATËT APLIKANTË PËR REGJISTRIM NË PROVIMIN E SHTETIT NË SEZONI XXIV

N J O F T I M PËR KANDIDATËT APLIKANTË PËR REGJISTRIM NË PROVIMIN E SHTETIT NË SEZONI XXIV

Të gjithë kandidatët që kanë dorëzuar dokumentacionin tek Urdhri për Provim Shteti, duhet të aplikojnë detyrimisht edhe në Portalin Qeveritar e-Albania përgjatë periudhës 8 – 14 Nëntor 2023. 

Aplikimet mbyllet në datën 14 Nëntor 2023 në orën 16:30

Gjatë aplikimit online, kandidati duhet të ngarkojë dokumentet e mëposhtme: 

1. Diplomën/diplomat e programit të studimeve për profesionin respektiv; 

2. Dëshminë e pjesëmarrjes dhe përfundimit me sukses të praktikës profesionale të lëshuar nga UP-ja ose në mungesë të UP-së, nga institucioni kompetent për kryerjen e praktikës, ku përcaktohet edhe kohëzgjatja; 

3. Vërtetimin për njohjen dhe njësimin e diplomës në rast se studimet janë përfunduar jashtë shtetit; Dokumentacion të lëshuar nga institucioni përgjegjës për arkivat që provon lëshimin e diplomës apo dokumentit të barasvlershëm me të, të fituar nga institucioni i arsimit të lartë të mbyllur. Dokumenti që vërteton vlefshmërinë e diplomës/diplomave të lëshuara. 

Kalendari i zhvillimit të sezonit dhe orari i provimit për çdo kandidat, do të publikohen në vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore www.qsha.gov.al.

 

Për më shumë informacion gjeni më poshtë njoftimin e QSHA: Kliko këtu

8

Nentor 2023