Njoftime

NJOFTIM I RËNDËSISHËM MBI PROVIMIN E SHTETIT

Bazuar në shkresën Nr. 4128/6 Prot datë 03.10.2023 të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ju informojmë se aplikimi i kandidatëve për regjistrim për provimin e shtetit, duke filluar nga sezoni që pritet të zhvillohet së afërmi, do të kryhet nëpërmjet portalit Qeveritar e-Albania.  

Kjo procedurë do të aplikohet edhe për kandidatët që kanë dorëzuar dokumentet në muajin maj.

Dokumentet që duhet të  skanohen dhe do të ngarkohen në Portal gjatë aplikimit, janë: 

  1. Diploma Universitare
  2. Dëshmia e Kryrjes së Praktikës Profesionale
  3. Vërtëtimin e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave që provon lëshimin e diplomës (Vetëm për të diplomuarit në universitetet e mbyllura)

 

Keto dokumenta do të ngarkohen në portal si nga kandidatët që regjistrohen për herë të parë dhe nga ata përsëritës.

 

Kandidatët që nuk kanë tërhequr dëshminë e kryerjes së praktikës profesionale, luten të vijnë ta tërheqin brenda javës së ardhshme.

 

Lutemi që për periudhën e aplikimeve në Portal, kandidatët të ndjekin njoftimet që do publikohen në ditët në vijim në faqen zyrtare të Urdhrit dhe të QSHA (www.qsha.gov.al)

13

Tetor 2023