Evente

AKTIVITET ME TITULL: “SKIZOFRENIA. BARNAT “JETIMË”

Të nderuar kolegë!

Në kuadër të edukimit në vazhdim, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojë online, në kohë reale, aktivitetin me titull: SKIZOFRENIA. BARNAT “JETIMË

Aktiviteti do të zhvillohet në orën 08:30 - 12:00, në datën 12 Dhjetor 2023 dhe do të përsëritet ne datat 14, 19 dhe 21 Dhjetor 2023. Ky aktivitet është në process akreditimi nga ASCK me 3 kredite. 

Koston e këtij aktiviteti e mbulon Urdhri i Farmacistëve për të gjithë anëtarët aktiv.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet duhet të kenë të likuiduara kuotizacionet ndaj UFSH, deri në muajin dhjetor 2023 (të vërtetuar me mandatin e bankës, të cilin duhet ta ngarkoni gjatë procesit të regjistrimit).

Për të gjithë pjesëmarrësit të cilët nuk e ushtrojnë profesionin aktualisht dhe kanë dorëzuar çertifikatën pranë UFSH-së, por dëshirojnë të ndjekin aktivitetin, aktiviteti ofrohet kundrejt një pagese prej 500 lekë, prandaj në momentin e regjistrimit duhet të ngarkoni kopjen e mandat pagesës.

Aktiviteti do të zhvillohet në platformën Microsoft Teams.

Ju duhet të bëni regjistrim paraprak në link-et e mëposhtme, nga data 23 nëntor 2023 deri më datë 11 dhjetor 2023, në orën 12:00.

Ju duhet të regjistroheni vetëm në njërën nga datat që dëshironi të ndiqni aktivitetin. Numri i pjesmarrësve në një ditë të zhvillimit të aktivitetit është i kufizuar në 100 pjesëmarrës, prandaj në momentin që regjistrohen 100 anëtarët e parë linku nuk do të jetë më i disponueshëm për atë datë. Ju lutemi mos u regjistroni në më shumë se një nga datat e përcaktuara në mënyrë që të mos i hiqni të drejtën kolegëve të tjerë që dëshirojnë të ndjekin aktivitetin.

Për të ndjekur aktivitetin në datën 12 dhjetor, ju lutemi regjistrohuni në linkun e mëposhtëm:

Aplikim data 12 Dhjetor

Për të ndjekur aktivitetin në datën 14 Dhjetor, ju lutemi regjistrohuni në linkun e mëposhtëm:

Aplikim data 14 Dhjetor

Për të ndjekur aktivitetin në datën 19 Dhjetor, ju lutemi regjistrohuni në linkun e mëposhtëm:

Aplikim data 19 Dhjetor

Për të ndjekur aktivitetin në datën 21 dhjetor, ju lutemi regjistrohuni në linkun e mëposhtëm:

Aplikim data 21 Dhjetor

Për detaje të mëtejshme do të njoftoheni në vijimësi nëpërmjet e-mailit me të cilin do të regjistroheni në aktivitet.

21

DHjetor 2023