Njoftimet

Videokonferencë

Të nderuar kolegë,

Urdhri i Faramcistëve të Shqiperisë, organizon në datën 11 dhjetor 2015 ditën e premte, ora 08:30, në ambjentet e sallës “Auditorium” të “Qendres se Telemjekesise se Shqiperise” pranë Spitalit Pediatrik Tiranë, një videokonferencë me trasmetim në rajonet: (Kukës, Dibër, Tropoj, Lezhë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Sarandë) përkatësisht në ambjentet e sallës së “Telemjekësisë” në spitalet rajonale.

Ky aktivitet është akredituar paraprakisht me 5 kredite dhe do te zhvillohet pa pagesë për farmacistet e gjithe Shqipërisë. Diten e aktivitetit duhet të jeni të pajisur me kartën e identitetit.

Ju mirëpresim!