Njoftimet

Pamjaftueshmëria e zemrës dhe Infeksionet e traktit të sipërmrespirator

Datë 20 Nëntor 2015 - Tiranë - salla “Telemedicina” spitali pediatrik Tiranë, paralelisht në sallat e leksioneve të spitaleve rajonal Vlorë, Korçë, Gjirokastër,Berat, orari i rregjistrimeve 08:30 - 09:00

Tema:
“Pamjaftueshmëria e zemrës” - Lektor Polikron Pulluqi
“Infeksionet e traktit të sipërmrespirator” - Lektore Anila Aliko

Aktiviteti është në proces akreditimi në QKEV për 5 kredite dhe pagesa është 900 lekë.

KUJDES! Secila temë për rajonin e Tiranës do të zhvillohet 3 here. Kreditet i përfitoni vetëm një herë për secilën temë. Ju keni mundësinë të zgjidhni datën që ju duket më e përshtatshme.

Pagesat duhet të mbyllen 3 ditë para zhvillimit të aktivitetit. Çdo pagesë e bërë pas afatit nuk do të quhet e vlefshme për pjesëmarrjen në aktivitet përkatëse. Në momentin e rregjistrimit duhet të keni me vete kartën e identitetit. Mandatet e pagesës do të mblidhen së bashku me pyetësorët e vlerësimit që do të lëshohen prej nesh gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Pagesa kryhet në numrat e llogarive të UFSH:
BKT – 69623
Raiffeisen – 0100805804
Credins – 338610