Njoftimet

NJoftim për rregjistrim për praktikën profesionale

Rregjistrimet për kryerjen e praktikës profesionale per sezonin Korrik – Tetor 2015 fillojnë me datë 10/07/2015 dhe vazhdojnë deri me datë 20/07/2015.

Praktika profesionale kryhet vetëm në farmacite e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se tre (3) vjet përvojë pune.

Kandidati praktikant për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesë në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:


  1. Kërkesë
  2. Vetëdeklarim
  3. Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale
  4. Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
  5. Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  6. Fotokopje e kartes së identitetit;
  7. Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
  8. Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.
(Dokumentacioni i kërkuar në pikat 1, 2 dhe 3 mund të shkarkohet online te rubrika

Praktika Profesionale, në faqen zyrtare www.ufsh.org.al )

Kandidati duhet të paraqitet personalisht në momentin e regjistrimit.

Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.