Njoftimet

Njoftim për regjistrimin dhe kryerjen e praktikes profesionale për sezonin Dhjetor 2014 - Mars 2015

Rregjistrimet për kryerjen e praktikës profesionale per sezonin Dhjetor 2014 – Mars 2015 fillojnë me datë 15/12/2014 dhe vazhdojnë deri me datë 31/12/2014.

Praktika profesionale kryhet nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se tre (3) vjet përvojë pune. Kandidati praktikant për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesë në Zyrën UFSH dokumentet e mëposhtëme:

  1. Kërkesë
  2. Vetëdeklarim
  3. Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale
  4. Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
  5. Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  6. Fotokopje e kartes së identitetit;
  7. Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
  8. Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.

(Dokumentacioni i kërkuar në pikat 1, 2 dhe 3 mund të shkarkohet online te rubrika njoftime në faqen zyrtare www.ufsh.org.al )


Kandidati duhet të paraqitet personalisht në momentin e regjistrimit.

Adresa: UFSH, Blv. Gjergj Fishta, Kulla 1, Ap 10/B, Tiranë.