NJOFTIM PER REGJISTRIM PER KRYERJEN E PRAKTIKES PROFESIONALE PËR SEZONIN KORRIK – TETOR 2017
Njoftim per regjistrim per kryerjen e Praktikes Profesionale për sezonin KORRIK   –  TETOR  2017
Rregjistrimet  për kryerjen e praktikës profesionale për sezonin Korrik – Tetor 2017 do kryhen gjatë periudhës 10 - 17 Korrik 2017.
Praktika profesionale kryhet në farmacite e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune. Orari i kryerjes së praktikës është 800-1400. Një farmacist drejton vetëm një praktikant.
Praktikantër për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë
 - Vetëdeklarim
 - Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale
 - Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
 - Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
 - Fotokopje e kartës së identitetit;
 - Raport mjeko-ligjor
 - Fotokopje e plan-vendosjes së farmacisë;
 - Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
 
         10.  Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.
Dokumentacioni i kërkuar në pikat 1, 2 dhe 3 gjendet në faqen zyrtare http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale
Praktikanti duhet të paraqitet personalisht për tu regjistruar. 
Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.