Njoftim per regjistrim per kryerjen e praktikes profesionale për sezonin korrik - tetor 2016
NJOFTIM PER REGJISTRIM PER KRYERJEN E PRAKTIKES PROFESIONALE PËR SEZONIN KORRIK 2016 – TETOR 2016Rregjistrimet për kryerjen e praktikës profesionale per sezonin Korrik 2016 – Tetor 2016 fillojnë me datë 05/07/2016 dhe vazhdojnë deri me datë 15/07/2016.
Praktika profesionale kryhet në farmacite e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune.
Praktikantër për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë
 - Vetëdeklarim
 - Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale
 - Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
 - Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
 - Fotokopje e kartes së identitetit;
 - Raport mjeko-ligjor
 - Fotokopje e plan-vendosjes së farmacisë;
 - Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
 - Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.
 
Dokumentacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare www.ufsh.org.al në rubrikën:
ANETARESIA/PRAKTIKA PROFESIONALE
Praktikanti duhet të paraqitet personalisht për tu regjistruar.
Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.
Kontakt: praktika@ufsh.org.al
Kerkese:
Kontrate per kryerjen e praktikes profesionale:
Vetedeklarim: