Njoftim per Provimin e Shtetit
Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Maj 2015 do kryhet nga data 15 - 20 Prill 2015 pranë zyrave të UFSH Tiranë.Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti janë:
- Formular aplikimi. (klikoni këtu)
 - Fotokopje e kartës së identitetit.
 - Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
 - Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.
 - Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).
 - Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë (lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).
 - Raport mjeko ligjor. Dëshmi penaliteti.
 - Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është në ndjekje penale.
 - 2 (dy) fotografi (format pasaporte).
 
Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti janë:
- Formular aplikimi. (klikoni këtu)
 - Fotokopje e kartës së identitetit.
 - Raporti mjeko-ligjor.
 - Dëshmi penaliteti;
 - Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;
 - 2 (dy) fotografi (format pasaporte).