Njoftim për provimin e aftësimit praktik (sezoni tetor 2016) dhe provimin e shtetit (sezoni nëntor 2016)
NJOFTIMNJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK (TETOR 2016) DHE PROVIMIN E SHTETIT (SEZONI NËNTOR 2016).
- Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 10 Tetor 2016.
- Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP në mënyrë të përsëritur, duhet të paraqesin brenda datës 10 Tetor 2016 kërkesën, raport mjeko-ligjor dhe mandatin e pagesës.
- Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH, nga data 11 – 15 Tetor 2016, sipas grafikut të mëposhtëm:
Data 11.10.2016 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2039 – 2090
Data 12.10.2016 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2091 – 2140
Data 13.10.2016 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2141 – 2190
Data 14.10.2016 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2191 – 2240
Data 15.10.2016 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2221 – 2283 si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.
Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identitetit.
- Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Nëntor 2016 për kandidatët që hyjnë për herë të parë do kryhet nga data 17 – 18 Tetor 2016 pranë zyrave të UFSH Tiranë.
Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë për herë të parë për tu
regjistruar për provim shteti janë:
- Formular aplikimi
- Fotokopje e kartës së identitetit
- Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave
- Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës
- Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP)
- Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar)
- Raport mjeko ligjor
- Dëshmi penaliteti
- Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale
- Mandat pagesa në llogari të AKP
- 2 ( dy ) fotografi 5x5

Formular aplikimi
- Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Nëntor 2016 për kandidatët përsëritës do kryhet nga data 03 – 07 Tetor 2016 pranë zyrave të UFSH Tiranë.
Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti janë:
- Formular aplikimi
- Fotokopje e diplomës universitare
- Fotokopje e kartës së identitetit
- Raporti mjeko-ligjor
- Dëshmi penaliteti
- Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale
- Mandat pagesa në llogari të AKP
- 2 ( dy ) fotografi 5x5