Njoftimet

Njoftim mbi praktiken preofesionale dhe provimin e shtetit nentor 2015

NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI NËNTOR 2015.

  • Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për të hyrë në provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 09 Tetor 2015
  • Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP për herë të dytë, duhet të paraqesin brenda datës 09 Tetor 2015 kërkesën dhe mandatin e pagesës
  • Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH, nga data 12 – 16 Tetor 2015, sipas ndarjes së mëposhtme:

Data 12.10.2015 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1682 - 1731
Data 13.10.2015 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1732 - 1782
Data 14.10.2015 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1783 - 1831
Data 15.10.2015 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1832 - 1881
Data 16.10.2015 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1882 - 1918 si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.
Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identitetit

  • Regjistrimi i kandidatëve përsëritës për provimin e shtetit të sezonit Nëntor 2015 do kryhet nga data 01 – 05 Tetor 2015 pranë zyrave të UFSH Tiranë.

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti janë:

  1. Formular aplikimi.
  2. Fotokopje e kartës së identitetit.
  3. Raporti mjeko-ligjor.
  4. Dëshmi penaliteti;
  5. Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;
  6. Mandat pagesa në llogari të AKP
  7. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

  • Regjistrimi i kandidatëve që hyjnë për herë të parë në provimin e shtetit të sezonit Nëntor 2015 do kryhet nga data 19 – 20 Tetor 2015 pranë zyrave të UFSH Tiranë.

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti janë:

  1. Formular aplikimi.
  2. Fotokopje e kartës së identitetit.
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.
  5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).
  6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).
  7. Raport mjeko ligjor.
  8. Dëshmi penaliteti.
  9. Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  10. Mandat pagesa në llogari të AKP
  11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).