Njoftim
Të nderuar anëtarë të
Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, ne mbështetje të Ligjit Nr.9150, date
30.10.2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit të
UFSH-së I ndryshuar, si dhe Rregullores se Zgjedhjeve, e ndryshuar,
Këshilli Kombetar në
mbledhjen e tij të datës 10.09.2018, me VKK Nr. 2, 3 dhe 4, miratoi grafikun e datatave
të caktuara për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarë të Komisioneve disiplinore
të Shkallës së I, anëtarë të Këshillave Rajonale, President dhe Zv/President të
tyre, President të UFSH dhe Zv/President të tij.
Zgjedhjet për anëtarë të Komisioneve Disiplinore të Shkallës së I, anëtarë të Këshillave Rajonalë, President dhe Zëvendëspresident të tyre, do të zhvillohen në datat e mëposhtme:
Nr. |
Këshilli
Rajonal |
D/M/V |
1. |
Berat |
05.10.2018 |
2. |
Dibër |
08.10.2018 |
3. |
Durrës |
01.10.2018 |
4. |
Elbasan |
04.10.2018 |
5. |
Fier |
02.10.2018 |
6.
|
Gjirokastër |
05.10.2018 |
7. |
Korçë |
04.10.2018 |
8. |
Kukës |
08.10.2018 |
9. |
Lezhë |
06.10.2018 |
10. |
Shkodër |
06.10.2018 |
11. |
Tiranë |
29.09.2018 |
12. |
Vlorë |
02.10.2018 |
Zgjedhjet
për Presidentin dhe Zëvendëspresidentin e UFSH-së, do të zhvillohen, më datë 12 Tetor 2018.
Të
gjithë anëtarët e UFSH që kanë dëshirë të kandidojnë për anëtar të Komisioneve
Disiplinore të Shkallës së I, anëtarë të Këshillave Rajonalë, President dhe Zv.
President të Këshillave Rajonalë, President dhe Zv. President të UFSH, duhet të
dorëzojnë brenda datës 17 shtator 2018
dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formular kandidimi
(shkarko këtu)
- Cv (vetëm për
kandidatët për President dhe Zv. President)
- Kopje e ID
- Kopje e lejës së
ushtrimit të profesionit të lëshuar nga UFSH
Dokumentacioni
për kandidatët për anëtar të Komisioneve Disiplinore të Shkallës së I, anëtarë
të Këshillave Rajonalë, President dhe Zv. President të Këshillave Rajonalë, të
dorëzohet pranë Këshillave Rajonalë.
Dokumentacioni
për kandidatët për anëtar të Komisioneve Disiplinore të Shkallës së I Tiranë,
anëtarë të Këshillit Rajonal Tiranë, President dhe Zv. President të Këshillit
Rajonal Tiranë, për President dhe Zv. President të UFSH, të dorëzohet pranë
Zyrave Qendrore të UFSH-së.
Zyra UFSH