Njoftimet

Konferenca Ndërkombëtare Farmaceutike - Studime Inovative në Shkencat Mjekësore dhe Farmaceutike

Në kuadër të njohjes me risitë e shumta në fushën e Shkencave Mjekësore dhe asaj Farmaceutike, Albanian University, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Departamenti i Farmacisë në bashkëpunim me Urdhërin e Farmacistëve të Shqipërisë dhe me Universitetin e Pizës, Itali, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare me titull “Studime Inovative në Shkencat Mjekësore dhe Farmaceutike”. Konferenca do të mbahet në ambjentet e Tirana International Hotel, më Datë 13 Qershor 2015 ora 08:00, salla Consortium.

Konferenca është në proces akreditimi për 8 kredite pranë QKEV, për Farmacistë, Mjek e Stomatolog.

Pagesa është 2500 lekë dhe do të kryhet në momentin e rregjistrimit në ditën e aktivitetit.