Konferenca e 4 Farmaceutike
Urdhri I Farmacistëve të Shqipërisë ka nderin të ftojë farmacistë, mjekë, ndihmës farmacistë dhe profesionistë të fushave të tjera mjekësore, të jenë pjesëmarrës në Konferencën e IV Farmaceutike, me pjesëmarrje ndërkombëtare “10 VJET UFSH”, që do të zhvillohet në datat 27 dhe 28 Tetor 2016, në ambjentet e Hotel Tirana Internacional, në sallën “Akernia”.Kjo konferencë është në proces akreditimi për 10 kredite, për:
- Farmacistë,
- Ndihmës farmacistë
- Mjekë.
Kryetare e Komitetit Shkencor dhe Organizativ
Presidente e UFSH-së Diana Toma
Komiteti Shkencor I Konferencës: Prof. Dr. Ledjan Malaj Prof. Dr. Suela Kellici Prof. Dr. Vilma Papajani Prof. Asoc. Brunilda Myftari Prof. Asoc. Ela Hoti Prof. Asoc. Entela Haloci Prof. Asoc. Mirela Miraci Prof. Asoc. Zehadin Gashi Dr. Shk. Enver Mustafaj Dr. Shk. Ridvan Nepravishta Dr. Shk. Vigan Saliasi Dr. Shk. Ilir Pecnikaj Dr. Shk. Edita Alili-Idrizi Dr. Shk. Erjon Troja Dr. Shk. Iris Hoxha Dr. Shk. Klejda Harasani Dr. Shk. Linda Matua | Komiteti Organizativ: Administrata e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë Vigan Saliasi Dëfrim Goma Artemon Cukalla Mirsie Doka Alketa Bërdalli Ina Pasho Pranvera Rroko Koordinatore e Komitetit Shkencor: Ina Pasho |
Në konferencë do të ketë pjesëmarrje nga lektorë vendas dhe të huaj.
Lektorë të ftuar:
Prof. Dr. Maurizio Paci, Universiteti I Romës “Tor Vergata”, Itali.
Prof. Dr. Bistra Angelovska, Presidente e Odës Farmaceutike të Maqedonisë
Prof. Asoc. Esra Tatar, Lektore, Fakulteti I Farmacisë, Universiteti i Marmarës,Turqi
Prof. Asoc. Zehadin Gashi, President i Odës së Farmacistëve të Kosovës
Dr. Ridvan Nepravishta, Urdhri i Farmacistëve të Romës
Dr. Elena Caparelli, Kërkim shkencor dhe Përgjegjëse Laboratori, Biofordrug srl, Bari, Itali
Dr. Flavia La Forgia, Kërkim dhe Zhvillim, Farmalabor, Canosa di Puglia
M. Sc. Zahida Binakaj, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës
Orari i regjistrimit:
Dita e I-rë, datë 27 Tetor:
Ora 13:00 - 14:00 në hollin e katit të parë të Hotel Tirana, salla “Akernia”
Dita e dytë, 28 Tetor:
Ora 08:00 - 09:00 në hollin e katit të parë te Hotel Tirana, salla “Akernia”
Për të marrë pjesë në këtë konferencë, të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e mëposhtëm, si dhe të kryejnë pagesën, si më poshtë:
- Formulari i aplikimit kliko: https://goo.gl/I8hlqX
- Pagesa:
Pagesa për pjesëmarrësit anëtarë t UFSH, është 1500 lekë.
Pagesa për pjesëmarrësit jo anëtarë të UFSH, është 3500 lekë.
Këtu përfshihet:
Pjesemarrja në konferencë
Materialet e konferencës
Darka Gala e datës 28 Tetor, ora 20:00 te “Stela Resort”
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem na kontaktoni në numrat e telefonit të UFSH:
+355 (4) 2264980
+355 (4) 2435063
ose në adresën e emailit: info@ufsh.org.al
Ju Mirëpresim!